Presidenti i SHBA Joe Biden u hutua gjatë një konference për shtyp në samitin e G7, ndërsa fliste për ndihmë humanitare për vendet e prekura nga lufta civile, duke përzier Libinë dhe Sirinë, jo një herë, por tre herë, raportoi Fox Neës.

Kështu, ai u shfaq me sindromin Trump të gafave pa cak.

Presidenti amerikan foli për mundësinë e bashkëpunimit me Rusinë në ofrimin e “ndihmës jetësore Libisë, popullsia e së cilës është në telashe të mëdha”.

“Për sa kohë që ata janë atje, pa aftësinë për të sjellë një rregull në rajon, ju nuk mund ta bëni atë mirë pa përmbushur nevojat themelore ekonomike të njerëzve. Kështu që unë shpresoj se ne gjejmë një mënyrë për të shpëtuar jetën e njerëzve në Libi”, tha Biden.

Ai më pas tha se Rusia kishte “kafshuar më shumë sesa mund të gëlltiste” me ndërhyrjen e saj në Siri, dhe pas kësaj ai përmendi përsëri Libinë.

Këshilltarët e Biden më vonë thanë se presidenti, në vend të Libisë, kishte për qëllim Sirinë. Ndaj Biden përjetoi një ortek komentesh negative në mediat sociale.

“Unë jam duke kërkuar që mediat të futen dhe të na përkthejnë atë që tha me të vërtetë Joe Biden, presidenti”, shkroi një përdorues në Twitter.

“Unë mendoj se kur bombardoni kaq shumë vende në të njëjtën kohë, është e vështirë të jesh i saktë”, shkroi komentatorja gjeopolitike libaneze Sarah Abdallah.

Një konferencë shtypi në të cilën Biden u përfshi u mbajt në ditën e fundit të samitit të rregullt vjetor të shtatë ekonomive më të zhvilluara të botës (G7) në Cornwall, Angli. Biden është në Bruksel me udhëheqësit e Bashkimit Evropian, ku më pas pritet një takim mes tij dhe Presidentin rus Vladimir Putin në Gjenevë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re