Në një qytezë pranë Algjerisë, një pjesë e shkretëtirës së Saharasë duket se ka “pritur” borën e parë për këtë vit.
Një fotograf i quajtur Karim Bouchetata, ka fiksuar pamjet mbresëlënëse, të shkrepura në një qytezë të quajtur Ain Sefra (në veri të Algjerisë).

Përgjatë natës termometri në këtë zonë të shkretëtirës ka rënë në minus dy gradë celcius, duke pritur dhe dëborë. Kjo është një ndër rastet e rralla kur ka rënë dëborë në shkretëtirën e Saharasë. Përgjatë 42 viteve të fundit, në këtë qytezë është parë dëborë vetëm 4 herë.
Ain Sefra njihet edhe si qyteza që shënon “dyert” për të hyrë në shkretërirën e Saharasë.




