Një grua në SHBA ka pasur një vizitor të papritur…një arush që i binte ziles! Ka ndodhur kjo në kontenë Greenville në Karolinën e Jugut.

Kamera e saj në derë kapi ariun që endej rreth shtëpisë së saj dhe përfundoi duke i rënë ziles.

Wendy Watson ishte duke shijuar ditën e saj kur mori një alarm të çuditshëm në telefon e saj për arushin, lëvizja e të cilit u zbulua nga sensorët në shtëpi dhe që shihet në video duke shikuar përreth verandës dhe duke luajtur jashtë.

“Unë u ngrita atë mëngjes dhe pashë njoftimet nga kamera ime e ziles së derës”, tha ajo, duke shtuar se “kur pashë arushin në video u trondita shumë”.

Video e incidentit tregon ariun duke qëndruar jashtë derës, duke parë përreth para se të endet në oborr. Watson tha se nuk u shkaktua ndonjë dëm i veçantë nga ariu.

Vihet re se sipas iheart.com, një incident i ngjashëm ka ndodhur rreth një javë më parë dhe pikërisht në të njëjtën rrugë, pasi David Leland ka pohuar se po shijonte kafen e mëngjesit para se të dallonte tre arinj në oborrin e shtëpisë së tij.

 “Unë vrapova në dhomën e gjumit për të marrë celularin dhe për t’i thënë gruas sime”, tha ai. “Kur u ktheva në verandë, ariu mama ishte zhdukur në pyll, por gruaja ime dhe unë pamë më vonë se si arinjtë luanin”, duke e përshkruar atë si “një mëngjes magjik”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re