Nga Namir LAPARDHAJA – 

Kur sheh keta bijte biologjik dhe politik te Stalinit qe akuzojne PD-ne si te lidhur me ruset, te vjen ta çjerresh veten me thonj.

Keta qe te vetmin progres ne 5 vjet qeverisje kane kalimin nga kanabizimi i vendit ne kokainizimin e plote te Shqiperise.

Keta qe po t’u afrosh cigaren tek surrati, mund ta ndezesh pa kurrfare problemi, per shkak te flakes se tyre te kuqe.

Keta qe sa here vijne ne pushtet e bejne varferine mullar, ndersa ku shkel kemba e tyre mbin vetem silazh ideologjik.

Keta qe per babe e nene kane partine, e per partine shesin babe e nene e gjithe shtepine.

Keta qe jetojne per te vjedhur e vjedhin per te jetuar vetem biologjikisht.

Keta qe s’kane asnje parim shpirteror, ngase te gjithe parimet e tyre jane ngritur mbi rendesine dhe vleren e perimeve.

Keta qe te vetmin model “demokracie” kane ate te shokut Vladimir Putin; te vetmen rruge ekonomie kane ate te oligarkeve moskovit dhe te vetmen enderr te se ardhmes kane ate te sateliteve sovjet te llojit bizantin.

Keto krijesa hibride qe te vetmen trashegimi kulturore dhe politike kane ate te Bllokut te diktatures komuniste; si model te arsimimit kane Shkollen e Partise (ose, ndryshe, Shkollen e Shejtanit) dhe te vetmin model profesioni te suksesshem kane ate te hetuesit te sigurimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re