Për turistët në Pakistan, bora ishte fatale – mijëra prej tyre, të etur për borë, nxituan drejt një destinacioni të njohur dimëror, por gjatë rrugës u bllokuan pikërisht nga bora.

Shërbimet e shpëtimit janë duke punuar gjatë gjithë ditës, por për disa nuk ka pasur shpëtim. Në vend të gëzimeve të borës – tragjedi.

Në veri të Pakistanit, dimri mori 22 jetë, duke përfshirë dhjetë fëmijë.

Turistët u drejtuan në vendpushimin e njohur dimëror. Një rënie e menjëhershme e temperaturës në minus tetë dhe reshjet e mëdha të borës ishin fatale.

“Disa turistë u shuan në makina, pasi dhe pemët ranë mbi to. Sapo u ktheva nga atje. Ushtria po tenton të shpëtojë jetë, por asaj dhe policisë do t’i duhet një ditë tjetër për t’u kujdesur për gjithçka. Turma është e madhe,” tha Zaygham Waleed.

Më shumë se një mijë makina të mbuluara me borë kanë pritur për ndihmë mbrëmë. Nën peshën e borës, pemët ranë mbi makina. Shumica e viktimave vdiqën nga hipotermia.

“Së shpejti do të marrim ndihmë edhe nga helikopterët, sapo të qetësohet pak moti, tani nuk është i favorshëm. Nëse dikush është i bllokuar në pyll, ne do ta shpëtojmë“, tha Sheikh Rasheed Ahmed, ministër i Brendshëm.

Ushtria dhe shërbimet malore kanë punuar që në mëngjes. Qindra automjete u nxorrën jashtë gjatë ditës. Ndihmojnë edhe vendasit, ndajnë ushqime, batanije.

Deri në një milion turistë kalojnë çdo vit nëpër vendpushimin malor, por kjo lloj turme nuk mbahet mend në 15 vitet e fundit.

Rrugët që të çojnë në të bllokohen shpesh në dimër, por sasitë e mëdha të dëborës i befasuan të gjithë.

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë ndaluar hyrjen e automjeteve dhe turistëve në zonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re