Qëllimi i kësaj dite është të inkurajohen njerëzit të qeshin sa më shumë për t’u ndjerë më mirë, për ta liruar stresin, për t’i larguar brengat, depresionin, etj.
Sipas shkencëtarëve, kur një person qeshë, 80 muskuj i aktivizohen, ndërsa 17 prej tyre gjinden në fytyrë.
Sipas ekspertëve, disa minuta qeshje janë të njëjta me 15 minuta ushtrime fizike në biçikletë.
Të rriturit qeshin mesatarisht 17 herë në ditë, përderisa të rinjtë deri në 300 herë brenda dite. Gjithashtu, femrat qeshin më shumë se meshkujt. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re