Ndërtimi i tubacionit Nord Stream 2 do të përfundojë në 2021, tha Zv.kryeministri rus Aleksandër Novak.

“Do të jetë këtë vit, por është më mirë për ata që po ndërtojnë të thonë datën e saktë,” tha ai.

Rusia mund të përfundojë ndërtimin e Nord Stream 2 dhe të fillojë të furnizojë me gaz Gjermaninë këtë verë, tha javën e kaluar kryetari i Komitetit të Energjisë të Dumës Shtetërore Ruse, Pavel Zavalny.

Ideja e Nord Stream 2, e cila do të lidhte drejtpërdrejt Rusinë dhe Gjermaninë me tubacionet e vendosura në fund të Balltikut – paralelisht me tubacionin e gazit Nord Stream 1, i cili ka funksionuar që nga viti 2011, është kritikuar prej kohësh.

Shtetet Balltike, Polonia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara janë kundër këtij projekti.

Me ardhjen e Joe Biden në pushtet, kishte më shumë presion amerikan, madje edhe sanksione ndaj kompanive të përfshira në projekt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re