Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur në lidhje me masat e marra kundër përhapjes së koronavirusit.
Lleshaj u shpreh në emisionin “Opinion” se autoritetet po punojnë për një skemë për heqjen e masave kufizuese, por kjo bazohet tek shpërndarja e COVID-19 në ditët në vijim
Po ashtu, ministri tha se kufijtë do të qëndrojnë mbyllur deri në 15 qershor, ndërsa, pas kësaj date do vlerësohet situata e pandemisë, gjë e cila do të lejojë ose jo hapjen e kufijve.
“Çdo ditë po punohet intesivisht për të palikuar një skemë çlirimi nga këto kufizime, të cilat duhet të shoqërohen me garancinë mos rikthimin e kësaj situate. Askush nuk ka interes për rikthimin e kësaj situate. Qeveria ka ekzistuar edhe qyetarët kanë qenë jashtë dhe kur janë brenda. Teza qarkullojnë sa të duash. Mos harrojmë që kemi kaluar një situatë relativisht mirë“.
Me tej ai theksoi se “kufijtë do të hapen kur kjo çështje të arkivohet. Kufijtë janë çështje e dy palëve. Deri në 15 qershor është fakt që janë të mbyllur. Vetëm në raste të nevojave esenciale. Ne kemi interes të madh të kemi kufijtë të hapur. Por duhet të balancojmë sigurinë e jetës së qytetarëve dhe të ardhurave nga turizmi”.
Ndërsa Lleshaj foli edhe për çështjen e martesave që cilësohen si në bashki. Sipas tij, javën e ardhshme do të ketë celebrime në zyrat e gjendjes civile. Martesat ishin pezulluar për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
