Ka shumë njerëz të cilët pothuajse çdo vit udhëtojnë jashtë. Por vitin që lamë pas nuk mundën për shkak të pandemisë. Pati dhe nga ata që kishin prenotuar udhëtimin e ëndrrave, por që pandemia ua prishi dhe i riktheu në realitet.

Lajmi i mirë është se këtë vit mund t‘i shijojmë pushimet verore edhe jashtë vendit, pas i ka mundësi që këtë verë të gjithë të mund të fluturojmë atje ku duam. Kështu thonë ekspertët e industrisë së udhëtimit, ndërsa vaksinat janë shpërndarë gjerësisht dhe rastet e virusit me shumë gjasë tani do të bien.

“Unë jam shumë i sigurt që në fillim të majit e tutje të gjithë do të jemi në një botë shumë më të mirë.”,-tha Paul Charles, themelues dhe CEO i “The PC Agency”, këshilluese udhëtimi me qendër në Londër

Vaksinat dhe testimet po ecin para, thonë Charles dhe ekspertë të tjerë të industrisë, por ajo që duhet dëshpërimisht është qëndrueshmëria dhe koordinimi më i madh përtej kufijve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re