Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer Albert Bourla ka deklaruar ditën e sotme se doza e tretë është e vaksinës Covid është e sigurt dhe është e nevojshme për t’u bërë.

“Ne besojmë se është e sigurt, është efektive dhe është e nevojshme. Shumë vende deri më tani e kanë përqafuar këtë rekomandim dhe doza shtesë është dhënë”, tha ai në TCh.

Drejtori u pyet edhe për fundin e pandemisë, por ai nuk e mohoi se virusi do të jetë prezentë dhe disa vite.

“Mendoj se janë disa pyetje. E para kur virusi do të zhduket nga toka. Këtë nuk e di njeri por është diçka që do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Do të jetë vërdallë për vite. Është edhe një pyetje tjetër. Kur ne do t’i kthemi normalitetit të jetës pa ndalesa pa maska?. Tani që shumica popullsisë është e vaksinuar kjo është koha kur ne mund ti kthehemi jetës normale“, deklaroi ai.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re