Meteorologia Anira Gjoni ka bërë të ditur për ABC News se reshjet intensive dhe shumë intensive do të vijojnë dhe gjatë pasdites.

Megjithatë, ajo ka theksuar se në disa zona rreziku nuk ka kaluar akoma dhe gjatë ditës së nesërme presin që harta e përmbytjeve do të zgjerohet.

“Edhe pasditen e sotme presim që reshjet të jenë intensive dhe shumë intensive, pothuajse në të gjithë Republikën. Kryesisht shumë intensive janë në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Për shkak të këtyre reshjeve me intensitet të shtuar, kemi pasur problematika me nivelet e lumenjve të mëdhenj dhe të mesëm, siç janë Drini, Buna, Liqeni i Shkodrës, Lumi Mat dhe Lumi i Vjosës. Deri aktualisht që po flasim përmbytjet janë shfaqur në Zonën e nën Shkodrës, për shkak të rritjes së lumenjve të Drinit, të Bunës dhe të liqenit të Shkodrës, edhe duke qene se reshjet vazhdojnë të jenë intensive përgjatë ditës së sotme, rreziku në këto zona nuk ka kaluar akoma. Edhe gjatë ditës së nesërme, presim që harta e përmbytjeve edhe mund të zgjerohet. Ndërsa sa i përket lumenjve të tjerë, mund të themi që ka kaluar rreziku i përmbytjeve, pasi nivelet i këtyre lumenjve janë nënkuotat maksimale”, u shpreh Gjoni.

Më tej, ajo ka theksuar se situata pritet të përmirësohet duke filluar nga pasditja e të premtes, ndërsa pasditen e nesërme do të fillojnë edhe reshjet e dëborës.

Duke filluar nga pasditja e nesërme mos të jenë më intensive, ato do të jenë në nivele mesatare në të gjithë republikën dhe ditën në vazhdim do të jenë edhe më të ulta. Ditën e nesërme presim që të kemi edhe ulje të temperaturave kryesisht atyre minimale, por edhe atyre maksimale në vlera diku 3-4 gradë. Edhe nga pasditja e nesërme do të fillojnë edhe reshjet e dëborës në zonat malore, presim që të shkojnë në 600 m mbi nivelin e detit, kryesisht në zonën e veri-lindjes”, tha meterologia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re