Kryeministri Edi Rama teksa ka folur për pandeminë e Covid-19, është pyetur nga gazetarja për kohën se kur pritet që të vijë vaksina në vendin tonë.

Kryeministri Rama nuk dha një datë konkrete, ndërkohë që foli me hamendësime duke zbuluar se periudha më e afërt do të jetë në pranverë.

“Për vaksinën, disa shtete po bëjën lëvizje mes njëri tjetrin. Unë nuk e di se kur do vijë tek ne. Por siç thuhet do jetë gati në periudhën prill-maj. Ne ndërkohë do përgatitemi që të jemi gati deri atëherë”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re