Skip to content

Kur do të vijnë vaksinat ruse dhe kineze? Flet Manastirliu: Ja çfarë kemi bërë që t’i hapet rruga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu teksa ka folur për vaksinat ruse dhe kineze, është shprehur se komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat në fjalë dhe vendimi ka kaluar te komiteti i ekspertëve.

Ministrja tha në neës24 se se iu është lënë koha e nevojshme ekspertëve për t’u shprehur, duke shtuar se ka filluar puna për hapjen e rrugës në lidhje me këto vaksina.

“Gjeneralët në këtë luftë ishin mjekët dhe shkencëtarët dhe profesionistët, ekspertët tanë të shëndetësisë. Ajo çfarë ne kemi bërë janë rekomandimet, udhëzimet e komitetit të ekspertëve, ashtu sikurse iu kemi lënë kohën e nevojshme ekspertëve të komitetit të imunizimit për t’u shprehur për vaksinat.

Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë. Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera. Ne kemi filluar punën për të hapur rrugën. Vendimi nga komiteti i imunizimit ka ardhur dhe pritet dhe vendimi i ekspertëve tanë”, tha Manastirliu për News 24.

Sa i përket kufizimeve, duke iu referuar një ‘politike të relaksuar të masave’, Manastirliu tha se masat tona kanë qenë të intensitetit mesatar.

“Është e gjithëditur që vendimet i marrim nëpërmjet vlerësimit të komitetit të ekspertëve. Ka qenë ky komitet që vlerëson situatën epidemiologjike dhe në kontekstin rajonal dhe më gjerë. Masat tona kanë qenë të intensitetit mesatar. Nuk mund të themi që nuk kemi marrë masa restriktive, por jemi treguar të kujdesshëm që masat t’i marrim në kohën e duhur dhe të kenë efektet e dashura nga ne”, u shpreh ministrja.

(E.H/Faxweb.al)



/faxweb