Ndërsa disa vende evropiane kanë vendosur të heqin pjesën më të madhe të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ende nuk vlerëson që Shqipëria është gati për të rishikuar masat në fuqi.

 

Drejtorja e ISHP, Eugena Tomini, në një lidhje direkte me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” u shpreh se situata epidemiologjike vijon të mbetet në monitorim. Por, sipas saj, nuk është koha që vendi ynë të lehtësojë kufizimet.

 

“Situata epidemiologjike për gjithë fazën e pandemisë është në monitorim. Shqipëria po e monitoron situatën, por ende jo për të ndryshuar masat shtrënguese që janë aktuale në territorin shqiptar…SARS COV 2 ka sjellë disa lloj mutacionesh. Prezencat e tyre kanë sjellë valë kalimtare në të gjithë rajonin, ose duke përvijuar në një nga vendet e rajonit, ku ka ardhur më herët, e më pas në Shqipëri. Duhet të themi që është një situatë që po monitorohet me shumë seriozitet. Masat janë marrë të ndikuara nga situata epidemiologjike.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re