Sot Lirie Vata jeton në një prej 155 banesave private të ndërtuara nga Fondacioni Firdeus me kontributet e qindra mijëra shqiptarëve.

Ajo kujtoi në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” momentet kur tërmeti shkundi Shqipërinë më 26 nëntor 2019.

“Nuk e harroj kurrë, të shkoj tek ato motra e vëllezër që i kena në tokë..(qan) o Zot veç kujt mos i raftë, se çfarë sikleti e çfare e keqe kemi parë. Kush mos e paftë atë, o Zot. Kur dola përjashtë, shihja vetëm të bardhën e tymit. Vura duart në kokë e thash o Zot shpëto njerëzit, asgjë tjetër… Disa njerëz atje tek pallatet kërkonin ndihmë… Lutëm Zotin veçse, o Zot bëj mrekulli shpëto njerëzit.

Nusja e djalit tim ka qenë shtatzënë atë kohë. Shumë u trembëm, por dashtë Zotit shpëtuam… Zoti është i madh e bën mrekulli. Kush mos e paftë atë që pamë ne, por në mendje nuk më binte vetja, por të rinjtë. Një e afërme e jona ndërroi jetë me fëmijë…prej rrënojave dolën të dy të vdekur. Tre javë nuk kam qenë në terezi, shko nga një mort e në një tjetër…”-tregoi e moshuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re