Si të bëhesh i pasur në Shqipëri ishte tema që u diskutua mbrëmjen e kësaj të hëne në studion e Quo Vadis me Pranvera Borakajn.

Ekspertët kanë dhënë mendimet e tyre se kur është momenti i duhur për të hapur një biznes, në mënyrë që njerëzit të mos jenë të varur nga një rrogë mujore.

Pjesë nga diskutimi:

Tomi Kallanxhi– Në momentin që ti je me rrogë, mësohesh me rrogë dhe ndoshta do kujtohesh shumë vonë, ndoshta 50-vjeç për të hapur një biznes. Më mirë vonë sesa kurrë

Mirilda Tili-Nëse ti ke qëndruar për një dekadë në të njëjtin vend pune, ti gjithmonë kërcënohesh nga mendësia që do vijë një student që do bëjë punën tëndë dhe do paguhet më pak. Dhe ty të vjen një shuplakë e mirfilltë dhe fillon dhe mendon, a ja vlen të rri më këtu apo duhet të shoh përtej, që këtë punën që e bëj këtu, me pak kosto me pak risk ta bëj vetë?

Enri Jahaj-Ne ende nuk kemi ca rregulla dhe nuk kemi një mentalitet. Kemi një problem që nga familja, që të gjithë ne duhet të kemi një diplomë, duhet të kemi një vend pune fikse dhe habitem se si një 24-vjeçar sot të mund të marrë një pozicion pune, qoftë edhe një specialist i thjeshtë në një punë shtetërore, kur ai nuk ja ka haberin se si do e bëjë atë punë. Edhe sgteti vetë duhet të ketë disa kritere./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re