Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për eliminimin e dhembjeve. Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhembjes të cilat vijnë nga truri.
Konsumimi i më shumë paracetamolëve sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.
Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit dhe 1 deri në 2 tableta 3 deri në 4 herë në ditë, me ç’rast nuk bën ta tejkaloni dozën prej 4 gramëve (8 tableta gjatë 24 orëve).
Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë.
Paracetamolin  nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun, si dhe keni kujdes të mos e kombinoni me ndonjë ilaç tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re