Tetë punonjës të një shtëpie pleqsh në shtetin gjerman të Mecklenburg-Vorpommern morën gabimisht pesë herë doza më të larta të vaksinës së koronavirusit.

Zyrtari lokal Stefan Kerth tha se incidenti ndodhi dje në një shtëpi pleqsh në Stralsund dhe se pesë doza të vaksinës antividale u morën nga shtatë punonjëse femra dhe një punonjës i shtëpisë.

Kerth tha se katër kujdestarë “në mbidozë” të shtëpive të pleqve kishin simptoma të infeksionit, por që vetëm njëri prej tyre u shtrua në spital, ndërsa shtatë u dërguan për trajtim në shtëpi.

Zyra e guvernatorit tha se kishte marrë garanci nga prodhuesit e vaksinave BioNTech se mbidozat e vaksinës gjatë fazës së provës nuk sollën pasoja serioze.

Mediat gjermane raportojnë se gjatë vaksinimit, teknikët gabimisht u kanë injektuar kujdestarëve përmbajtjen e shisheve që përmbajnë pesë doza të vaksinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re