Është e vështirë të mbahet mend kur Google nuk mbikëqyrte, organizonte dhe aksesonte çdo aspekt të ekzistencës sonë, por në 2004-ën, shërbimi i ri i e-mail-it ishte aq i fuqishëm saqë nuk besoj se mund të ishte i vërtetë.

Gmail kishte disa veçori që të nuk imagjinoheshin: 1GB hapësirë për e-mail-et në një kohë kur shërbimet tjera ofronin 100 herë më parë. Dhe më e bukur është se mund ti kërkonit sikur të ishit në motorin e kërkimit.

Kapaciteti nuk është aq i madh sot krahasuar me rivalët. Por në 2004 Hotmail dhe Yahoo ofronin mes 2 deri në 4MB hapësirë për e-mail-in.

Hapësirë për 50,000 e-mail-e dukej diçka e ekzagjeruar atëherë. Interesant është fakti se Google lançoi shërbimin më 1 Prill 2004.

Shumica menduan se ishte një shaka e kompanisë për 1 Prillin. Erdhi pothuajse dy muaj nga debutimi i krijesës së Mark Zuckerberg që sot e quajmë Facebook.

Gmail erdhi si pjesë e vizionit të një bote të ndërlidhur por me të u rritën edhe shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë e të dhënave në një shërbim pa pagesë. /

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re