Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në seancën e fundit parlamentare, ka përmendur me emër dy biznesmenë, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati. Sipas tij, ata marrin favore dhe tendera nga Qeveria.

Është interesante se menjëherë pas këtyre akuzave, mediat pranë Berisha e kanë akuzuar atë se po iu vë gjobë.

“Fakti që përmend vetëm ata të dy dhe lihen 2-3 të tjerë se di pse bën seleksion. Ndoshta këto të dy janë vonuar me ndonjë gjë.

Ndoshta këta të dy kanë kaluar afatet, sepse Basha duhet t’i përmendë të gjithë. Nderi ka afat”, thotë Arian Çani.

Ndërsa të tjerë, si fjala vjen Dash Shehi, e kanë lavdëruar Bashën që po i përmend me emër oligarkët që favorizohen nga Qeveria.

Basha në fakt, prej kohësh ka qenë nën akuzë se e përdor PD-në për t’iu vënë gjoba biznesmenëve të mëdhenj.

Një herë e akuzojnë se iu vë gjobë duke mos folur, një herë tjetër se iu vë gjobë duke i denoncuar me emra!

Sido që të veprojë, me sa duket gjithmonë do e akuzojnë se po iu vë gjobë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re