Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha në seancën e sotme plenare, ka replikuar me Ministren për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në lidhje me komisionin anti-korrupsion të propozuar nga mazhoranca dhe amendamenteve të dorëzuar nga PD për fuqizimin e SPAK.

Spiropali lëshoi akuza në drejtim të Lulzim Bashës, se ndonëse flet për vettingun e politikanëve ishte ai që braktisi zgjedhjet dhe nuk votoi ligjet për reformën në drejtësi.

“Parafolësi përmendi këtu komisionin që do të votojmë sot. Ne kërkojmë, synojmë, dhe do ta bëjmë, një komision që përfshin analiza të politikës së ditës, por do të prodhojë një plan kombëtar. Jo vetëm luftën kundër korrupsionit por dhe mbizotërimin e ligjit. Keni një paqartësi historike dhe kronike zoti Basha me atë që thoni dhe atë që bëni. Ju thoni me fjalë që mbështesni reformën e drejtësisë, por me një grup deputetësh të pakicës, ju braktisët zgjedhjet dhe nuk votuat ligjet e reformës. Ju flisni për vettingun e politikanëve atëherë kur ishit në kalë se sot nuk keni gjë që të dëshmoni, se nuk bëtë gjë atëherë. Ju vetë keni shpëtuar me procedurë nga hetimet me gjykime. Si kishit ju në dorë, por babai juaj politik. Ju mbroheshit me gardianët e drejtësisë së vjetër që i kishit nën kontroll.”, tha ajo.

Basha u shpreh se Spiropali, i doli për zot fakti kur tha se nuk duan që t’i fusin në rendin e ditës amendamentet e PD për SPAK, as ligjin për vetingun e politikanëve dhe as heqjen e imunitetit të parlamentarëve.

Ai shton se Spiropali, ashtu si shefi i saj, është gati të shpikë histori jo vetëm të 12-15 viteve më parë, por të shkojë deri tek ilirët dhe pellazgët për të treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjecar të kësaj qeverie.

Kreu i PD thekson se Prokuroria e Posaçme ekziston vetëm për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

 “I doli përzot Elisa kur tha se ne nuk duam t’i fusim në rendin e ditës, as amendamentet që fuqizojnë SPAK, as ligjin për vetingun e politikanëve, as heqjen e imunitetit të parlamentarëve dhe për këtë njësoj si shefi i saj  është gati  sipas versionit të saj, të shpikë histori jo vetëm nga 12-15 vite përpara, por të shkojë të ilirët dhe pellazgët për të na treguar se ata e kanë fajin për korrupsionin 11 vjcar të kësaj qeverie, që është arsyeja e vetme pse ekziston SPAK.

SPAK ekziston për shkak të korrupsionit të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Unë dua të përsëris thirrjen time, meqë jeni ju që nuk i fusni në procedurë parlamentare, sepse nuk doni të merrni përsipër votën kundër amendamenteve për fuqizimin e SPAK, kundër heqjen se imuniteteve, kundër vetingut të polikanëve, të dilni publikisht dhe ti thoni shqiptarëve ne duam një komitet koti, që të mos t’i kthejmë përgjigje shqiptarëve pse nuk votojmë amendamentet e PD për SPAK, për vetingun e politikanëve, është ligj dhe ju doni ta fusni” u shpreh Basha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re