Policia e shtetit ka nxjerrë në ankand tre qen. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi për shitjen e tre qenve të policisë së shtetit. Instituti i përgatitjes së qenve ka nxjerrë në shitje Lisin, Ugan dhe Astan. Në vendim jepen të dhënat për qentë, si datëlindja, vendndodhja, vlera fillestare e ankandit, data, ora dhe vendi.

Por kush janë kushtet?

Vendimi thekson se çdo person fizik apo juridik, i interesuar për blerje, duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit, dokumentacionin si më poshtë:

Kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave.

Garancinë bankare apo mandatpagesën në origjinal, që vërteton ngurtësimin e 20% të vlerës së fillimit të ankandit, në lek, për llogari të Ministrisë së Financave.

Dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim). Shënim. Pjesëmarrësit në ankand, i cili tërhiqet nga ankandi pa dhënë asnjë ofertë për vlerën e shpallur për shitje, i konfiskohet 20% e garancisë bankare, e ngurtësuar për pjesëmarrje në ankand.

Garancia bankare apo mandatpagesa duhet të bëhet detyrimisht brenda afatit të pranimit të kërkesave për pjesëmarrje në ankand. Garancia bankare apo mandatpagesa mund të bëhen pranë çdo banke të nivelit të dytë në llogaritë respektive.

Paradoksi

Shqipëria harxhon 1.1 milion dollarë për trajnimin e qenve, por në momentin më vështirë që kaluam, në tërmetit tragjik të vitit të kaluar në terren nuk kishte asnjë, duke i varur shpresat te vendet fqinje që erdhën në ndihmë. U desh ardhja ekipit të Kosovës të nesërmen për të filluar kërkimin intensiv poshtë rrënojave.

Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare, por kjo nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen. Buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre. Sipas të dhënave nga Open Data Albania, vitin e kaluar rezultoi se buxheti i shtetit kishte harxhuar plot 1.1 dollarë për këtë qëllim.

E njëjta situatë u paraqit edhe pak ditë më parë, kur policia shqiptare kërkoi ndihmë nga Mali i Zime disa qen të specializuar për gjetjen e trupave të dy të rinjve që u vranë në Malësinë e Madhe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re