Një gjest e një premtim kontravers i Kamala Harris, aktualisht zv/presidente e SHBA dhe kandidate për presidente përballë Donald Trump në zgjedhjet e pritshme të nëntorit, tregon se sa e vështirë është të zgjedhësh mes njërit apo tjetrit emër, pasi pothuajse nuk kanë asnjë diferencë veç çështjes së abortit; të dy janë pro izraelitë të thekur, të dy me shumë marrëzi.

E fundit nga gruaja që synon të udhëheqë supërfuqinë e botës, por që nuk ofron ndonjë nivel tërheqës intelekti apo mendimi politik, është premtimi i saj se do kthejë alkoolin në Shtëpinë e Bardhë(!). Më saktë birrën, të cilën e rrëkëlleu në emision.

Harris hapi një kanaçe me Miller High life, një lager i famshëm amerikan, në studion ku u filmua “The Late Show with Stephen Colbert”, diçka që nuk do ta bënte asnjë nga dy presidentët e fundit, siç nuk e bën Donald Trump dhe Joe Biden.

Duke marrë kanaçen e birrës, Harris zbuloi se kohët e fundit kishte pirë me bashkëshortin e saj Doug Emhoff. “Hera e fundit që piva një birrë ishte në një lojë bejsbolli me Doug,” tha ajo duke qeshur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re