Një grup personash të armatosur dhe të maskuar hynë të martën në ambientet e stacionit televiziv TC në qytetin e Guayaquil të Ekuadorit dhe kërcënuan punonjësit e atyshëm gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Personat e armatosur urdhëruan punonjësit e të shtriheshin në dysheme dhe më pas transmetimi u ndërpre.

BBC raporton se burrat më vonë u larguan nga ambientet e stacionit televiziv. Tridhjetë minuta pasi sulmuesit hynë në stacionin televiziv, policia hyri në të.

Një gjendje e jashtëzakonshme 60-ditore është aktualisht në fuqi në Ekuador. Kjo u njoftua të hënën pasi udhëheqësi i bandës Los Choneros, Jose Adolfo Macias Villamar u zhduk nga qelia e tij e burgut të dielën ku po vuante dënimin.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, bandat rrëmbyen të paktën shtatë policë.

Pothuajse 40 të burgosur të tjerë, duke përfshirë një tregtar të dënuar droge, u arratisën nga një burg në qytetin e Riobamba të martën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re