Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu përgjigj shkurtimisht edhe deklaratës së një nate më parë të Presidentit Ilir Meta.

Ajo tha se Partia Socialiste i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 5 qershorit, por shtoi se në Kodin e ri Zgjedhor ishin përfshirë edhe rekomandimet.

Sakaq Spiropali akuzoi edhe opozitën se takohen skutave me trafikantët që janë subjekte të OFL-së për të siguruar vota për 25 prillin.

Spiropali: Progres-raporti nuk i referohet as sistemit zgjedhor, as ndryshimeve kushtetuese sepse janë jashtë objektit të përcaktimit dhe vlerësimit të Komisionit Evropian. Të gjitha thirrjet dhe çjerrjet për grusht shteti dhe për mbrojtje të rendit kushtetues deri me pushkë siç tha dje Presidenti i Republikës, ato që lexojmë nëpër portale që nxisin dhunë, nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Marrëveshjes së 5 qershorit i kemi qëndruar pikë për pikë me atë që kishim rënë dakord me partnerët tanë, por duke respektuar edhe rekomandimet e ODIHR. Raporti flet për detyra të kryera.

Gjykata e Lartë funksionale, gjykata Kushtetuese është në kuorumin minimal prej 4 anëtarësh. Flitet për krijimin e strukturave në luftën kundër krimit. Përcaktohet si arritje SPAKU. Ata po kontaktojnë subjektet e OFL-së nëpër skuta për vota. Këta janë ata me dy fytyra. Ata bashkëpunojnë natën me krimin duke përmbysur rendin në vend. Ta harrojnë ne jemi të vendosur që më 25 prill t’i nxjerrim jashtë loje. Kanë humbur besimin e qytetarëve dhe e përdorin krimin për slogan”, tha Spiropali.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re