Ora dimërore rikthehet të dielën më 29 tetor. Atë ditë do të lëvizim akrepat nga ora 3 deri në 2 orë pas mesnate dhe kështu do të kemi një orë shtesë për të fjetur, siç gjykohet apo përjetohet rëndom ky rit. Pra dhe një javë me orë verore, duke shpresuar se kalimi në orë dimërore do sjellë dhe aromë dimri me anë të vjeshtës ende të munguar.

Kompjuterët, celularët dhe pajisjet e tjera moderne që tregojnë kohën e saktë do të “kalojnë” automatikisht në kohën e dimrit.

Nëse keni ende një ekran analog të orës ose një pajisje më të vjetër që “nuk di” ta bëjë këtë automatikisht, mos harroni t’i lëvizni akrepat një orë pas, nga ora 3 deri në 2.

Nuk është arritur ende një marrëveshje për propozimin e katër viteve më parë të Komisionit Evropian për të hequr ndryshimin sezonal të orës në javën e fundit të marsit dhe tetorit. Në vitin 2019, propozimi u mbështet nga Parlamenti Evropian, por ai duhet të miratohet nga shtetet anëtare. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re