I ftuar në studion e “Quo vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ministri i Shtetit për Pushtetin vendor, Arbër Mazniku theksoi se rritja e pagave për punonjësit e bashkive do të bëhet në qershor të këtij viti.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a do të thotë kjo rritje taksash? Mazniku tha se po punohet që kjo të mos ndodhë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Do ketë një projekt real për rritjen e pagave?

Mazniku: Është rënë dakord parimisht që ky ushtrim do të bëhet. Do të ketë një rritje pagash në qershor të këtij viti, për të gjithë punonjësit e bashkisë. Do të gjejmë një të mesme se sa do të kemi mundësi t’i rrisim pagat, a ka hapësirë që Bashkitë të ristrukturojnë stafin.

Pranvera Borakaj: Mund të shoqërohet kjo me rritje taksash?

Pranvera Borakaj: Jo nuk do të ketë impakt.

Pranvera Borakaj: Janë rritur stafet në bashkitë e vendit?

Maznilku: Stafet e Bashkive janë në 3 kategori. Kategoria e parë stafet politik-bërëse, zyra juridike, urbanistike, financa, grupi i dytë ai i shërbimeve të detyrueshme, policia bashkia, çerdhet, kopshtet, kategoria e tretë janë shërbimet.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re