Senatori republikan Ted Cruz, gjatë një seance dëgjimore me avokatin e shtetit, tha se protestuesit dhe civilët e zemëruar me ligjet lokale kanë të drejtë të përdorin një përshëndetje naziste në shenjë proteste.

“O Zot! Prindi i bëri një përshëndetje naziste bordit të shkollës sepse mendonte se masat ishin shtypëse,” i bërtiti Cruz prokurorit Merrick Garland, i cili mori në pyetje senatorët, raporton Jerusalem Post.

Senatorët republikanë u përqendruan në një dokument të publikuar së fundmi ku thuhet se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë “abuzimin, frikësimin dhe kërcënimet me dhunë” në bordet e shkollave.

Komentet e Cruz synonin të tregonin se përfshirja e Ministrisë në monitorimin e mbledhjeve të bordit të shkollës nuk ishte e justifikuar.

“A mbrohet përshëndetja naziste për zyrtarin e zgjedhur nga Amendamenti i Parë,” pyeti Cruz Garland, i cili është hebre.

“Po!”, u përgjigj prokurori.

“Heil Hitler”

Më shumë raste të përshëndetjeve naziste në mbledhjet e bordit të shkollave janë raportuar në muajt e fundit në të gjithë Shtetet e Bashkuara, pasi, sipas raportimeve të mediave, bordet e shkollave janë kthyer në fushëbetejë për shkak të masave të COVID.

Cruz foli për incidentin e gushtit, kur policia mori një burrë nga një mbledhje e bordit të shkollës në Michigan, kur ai përdori një përshëndetje naziste dhe bërtiti “Heil Hitler” në shenjë proteste për mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Liberalë dhe demokratë të shumtë në Kongres e kanë kritikuar Cruz-in, duke pretenduar se ai në fakt po mbron nazistët dhe se gjithçka ndodhi në vitin e tretë të masakrës në sinagogën “Pema e Jetës”, sulmi më vdekjeprurës ndaj hebrenjve në historinë amerikane.

“Ted Cruz po mbron në mënyrë të pahijshme nazistët në një seancë dëgjimore në Kongres”, shkroi deputeti Ilhan Omar në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko