Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në Neës24, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për të ndryshuar masën e sigurisë për Sali Berishën.

Sa i përket vendimit të SPAK, Boçi u shpreh se kur një mase sigurie ndryshon do të duhet që të ketë fakte të reja, që sipas tij për Berishën nuk rezulton kështu.

Ai shtoi i gjithë ky nxitim nga ana e organit të drejtësisë, lidhet me aksionin e opozitës.

“Kur masa e sigurisë ndryshon, duhen fakte te reja. Berisha është nën hetim, nuk ka akuza konkrete dhe vendimi i gjykatës për Berishën duhet te zhbëhet, në mënyrë që më pas t’i kalojë çështja SPAK.

Për inceneratorët, Rama firmosi, por nuk thirret nga SPAK si person me dijeni. Po vazhdojnë përpjekjet për të asgjësuar opozitën. Nxitimi i  SPAK lidhet me aksionin e opozitës” tha ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re