Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha në foltoren e Kuvendit se refuzimi i nënkryetares Ermonela Felaj për të lexuar njoftimin e 28 deputetëve demokratë se kreu i grupit të PD-së është Gazment Bardhi, “bie ndesh me rregulloren”.
“Disa kohë më parë kur një pocaqi na përjashtoi neve nga grupi parlamentar, Kryetarja e Kuvendit deklaroi se këtë ma ka sjellë me shkresë ai pocaqiu”, tha ai, duke shtuar se “sot kur një numër deputetësh sjell vendim tjetër nuk e lexoni”.
“Nuk mund të vazhdojë kështu punën Kuvendi, mënyra më e mirë për të shkatërruar demokracinë. Disa kohë më parë kur një pocaqi na përjashtoi neve nga grupi parlamentar, Kryetarja e Kuvendit deklaroi se këtë ma ka sjellë me shkresë ai pocaqiu. Sot kur një numër deputetësh sjell vendim tjetër nuk e lexoni.
Qëndrimi juaj bie ndesh me rregulloren. Është detyra jonë të vendosim rregullat e lojës në përputhje me rregulloren e Kuvendit”, tha Tritan Shehu.