Pavarësisht reduktimit të ndjeshëm të numrit të duhanpirësve, Serbia është ende në krye të Evropës dhe renditet e dyta në botë për sa i përket përqindjes së grave që pinë duhan.

Në shumicën e vendeve të rajonit, numri i duhanpirësve është shumë i ngjashëm me atë në Serbi – nga 37 deri në 38 për qind, ndërsa mesatarja në Bashkimin Evropian është 10 për qind më e ulët.

Familjet ku jetojnë duhanpirësit shpenzojnë pothuajse një të dhjetën e të ardhurave të tyre për këtë ves dhe përveç kësaj, është treguar se me shpenzimet e cigareve rriten edhe kostot e produkteve alkoolike, bareve dhe restoranteve, transmeton Radioteleviziono Serb (RTS).

Kur të mblidhen të gjitha këto, vjen deri në pikën që këto familje kanë alokime të konsiderueshme për të ashtuquajturat kosto joproduktive, gjë që redukton më tej potencialin e familjeve për rritje të të ardhurave.

“Aty ku më shumë shpenzohet për cigare, më pak shpenzohet për ushqim, veshmbathje dhe arsim, e me këtë edhe për mundësinë e fitimeve më të larta. Të gjitha këto e tregojnë hulumtimi i kryer në Serbi nga Instituti i Shkencave Ekonomike, në kuadër të programit global për reduktimin e pirjes së duhanit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re