Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir tha se kushdo që mbështet Hamasin duhet të eliminohet.

“Për të qenë të qartë, kur themi se Hamasi duhet të eliminohet, do të thotë gjithashtu dhe ata që e mbështesin. Ata janë të gjithë terroristë”, tha Ben-Gvir, njeriu që vjen nga një organizatë e shpallur si terroriste madje dhe nga SHBA. Në një interviste për Channel 12 të Izraelit, Ben-Gvir gjithashtu vuri në dukje se Gaza duhet të pushtohet.

“Këtu nevojitet një okupim,” i tha Ben-Gvir Agjencisë së Transmetimit të Izraelit.

Izraeli u tërhoq nga vendbanimet ilegale në Rripin e Gazës në vitin 2005.

“Kur ke prezencë në terren, ke inteligjencë dhe kontroll; ti je pronari”, citohet të ketë thënë ai në mediat izraelite.

Ben-Gvir kohët e fundit shpërndau armë për civilët në të gjithë Izraelin dhe për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas raporteve të mediave izraelite, rreth 25,000 armë, si dhe municione dhe materiale të tjera luftarake, u blenë nga kompanitë izraelite të armëve si pjesë e fushatës së Ben-Gvir për të armatosur civilët dhe kolonët.

Ben-Gvir është një ish-anëtar i lëvizjes raciste Kahana, e cila u ndalua nga Izraeli në 1998 për akte terrorizmi dhe u cilësua një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.

Ben-Gvir u përjashtua nga shërbimi ushtarak për shkak të bindjeve të tij radikale.

Ndaj tij janë përgatitur 53 aktakuza për akuza si “urrejtje, fjalë provokuese dhe racizëm”.

Ai u dënua për “racizëm dhe mbështetje të një organizate terroriste” në vitin 2007.

Por ky njeri u emërua nga kryeministri Benjamin Netanyahu në Ministrinë e Sigurisë Kombëtare, përgjegjëse për zbatimin e ligjit në vend.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re