Ai ishte një nga shkencëtarët më të kontravers të shekullit të 20-të. Studentët e psikologjisë në të gjithë botën me dashuri i referohen atij si ‘Gjyshi Frojdi’. Gjatë jetës së tij, disa e konsideruan atë një sharlatan, të tjerët një gjeni.

Coco Chanel e quajti atë feministin e parë mashkull – sepse ishte pikërisht Frojdi ai që u bë një teoricien i revolucionit seksual, i cili i shtyu gratë drejt idesë së të drejtave të barabarta.

Dy zbulime në veçanti e kanë siguruar ndoshta reputacionin e tij përgjithmonë: ai zbuloi misterin, pse ne ëndërrojmë, (gjë që më pas u thellua nga nxënësi i tij Carl Gustav Jungu) dhe ishte personi i parë që doli me një teori universale për funksionet e mendjes së nënndërgjegjeshme njerëzore.

Mëposhtë, për kënaqësinë e lexuesve tanë, thëniet më intriguese të Zigmund Frojd:

Kur njerëzit më kritikojnë, unë di si të mbrohem. Por përballë lëvdatave jam i pafuqishëm.

Shtrirja e personalitetit të një personi përkufizohet nga madhësia e atij problemi i cili është i aftë ta luajë personin nga mendtë e tij.

Para se ta diagnostikosh veten me depresion ose vetëvlerësim të ulët, sigurohu që nuk je i rrethuar nga budallenjtë.

Detyra për t’i bërë njerëzit të lumtur nuk ishte pjesë e planit të Krijimit.

Çdo gjë që ju bëni në shtrat është e përkryer dhe absolutisht e pranueshme. Nëse të dyja palët e pëlqyen atë.

Një mungesë e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje.

Në atë moment kur një person fillon të mendojë seriozisht për kuptimin dhe vlerën e jetës, ju mund ta konsideroni atë një të çmendur.

Personi i parë që në vend të një guri hodhi një fyerje ishte themeluesi i civilizimit.

Ne jetojmë në një kohë krejtësisht të çuditshme në të cilën jemi të befasuar kur vërejmë se përparimi po ecën në të njëjtin hap me barbarinë.

Sa më i përsosur të jetë një person në pjesën e jashtme, aq më shumë demonë ka në brendësi.

Asnjëherë nuk jemi më të brishtë sa kur dashurojmë, dhe asnjëherë nuk jemi aq të pafuqishëm e shpresëhumbur sa kur largohet objekti i dashurisë sonë.

Treguesi i parë i çmendurisë është mungesa e plotë e turpit.

Njerëzit janë më të moralshëm sesa mendojnë dhe shumë më amoral sesa e imagjinojnë.

Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet nuk është e vërtetë.

Çdo person normal është, në të vërtetë, normal vetëm pjesërisht.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re