Mario Dine është një artist grafitesh, i cili është bërë tepër viral kohët e fundit në rrjet përmes videove të punimeve të tij. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se qëllimi i tij nuk ka qenë të bëhet i njohur, por të ushtrojë pasionin e tij.

Mario tregoi se si fillimisht kaloi nga piktura te grafiti, i cili sot i siguron tepër të ardhura. Ai theksoi se nuk ka më bukur që pasioni të të kthehet në profesion.

Për mua nuk është motivi që videot të bëhen virale. Unë kam bërë video prej 8 vitesh dhe më së fundmi po bëhen virale, edhe për 6 vite ato nuk janë bërë virale. Kjo tregon që unë këtë nuk e kam bërë për çështje që të shkoj të marr një popullaritet, se kjo është bonus. Por motivi im kryesor është që pasi bëj gjithë procesin e punës artistike, të kem një video sado të shkurtër, që të më kujtoj të gjithë procesin dhe ta shoh pse jo kur të jem gjysh. Është gjëja më e bukur.

Kanë ardhur në fakt gradualisht me njëra-tjetrën. Piktura ka nisur rreth klasës së gjashtë, kam qenë diku rreth moshës 10 vjeç. Më pas, duke evoluar, duke eksperimentuar, me teknika të ndryshme. Zbulova grafitin, shikoja në Youtube, grafitin si përdorej dhe për fëmijët ishte diçka shumë fiksuese. Vendosa të bëja pikturat e para, që normalisht nuk ishin fare të mira. Por thjesht ideja që mund ta mësoja. Kaluan vite, nuk e kam praktikuar çdo ditë, e kam praktikuar një herë në muaj, në dy muaj, sa herë që gjeja kohën time të lirë. Nuk e kisha asnjëherë çështje prioriteti, por me kalimin e kohës e përmirësova dhe e ktheva dhe në profesion. Edhe s’ka gjë më të bukur, kur një hobi kthehet në profesion”, u shpreh ndër të tjera Mario.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re