Në Vietnam është zbuluar një mutacion i koronavirusit, që duket të jetë një kombinim i variantit indian dhe britanik, dhe mund të përhapet shpejt nga ajri. Këtë alam ka lëshuar ministri i Shëndetësisë Nguyen Thanh Long, i cili e përshkroi këtë mutacion si tepër të rrezikshëm.

Viruset mutohen gjatë gjithë kohës dhe shumica e varianteve nuk janë më të rrezikshëm, por disa prej tyre mund të jenë shumë më ngjitës. Që kur Covid-19 u identifikua për herë të parë në janar të vitit 2020, mijëra mutacione janë zbuluar.

Ministri vietnamez tha një ditë më parë:

“Në Vietnam është zbuluar një variant të ri i Covid-19 që kombinon karakteristikat e dy varianteve ekzistuese të zbuluara për herë të parë në Indi dhe Britani”.

Sipas tij, varianti i ri hibrid është më i transmetueshëm sesa versionet e njohura më parë, veçanërisht nga ajri. Ai tha se mutacioni u zbulua gjatë testit tek disa pacientë të infektuar dhe se kodi gjenetik i virusit do të vihet në dispozicion të shkencëtarëve së shpejti.

Sipas ekspertëve, varianti i Covid-19 i identifikuar për herë të parë në Indi tetorin e kaluar, i quajtur B.1.617.2 është më i transmetueshëm sesa varianti britanik i njohur gjithashtu si B.1.1.7.

Studimet kanë treguar që vaksinat, si Pfizer dhe AstraZeneca, janë shumë efektive kundër variantit indian pas dy dozave, por mbrojtja nga vetëm një dozë duket se zvogëlohet.

Aktualisht nuk ka asnjë provë që ndonjë mutacion i koronavirusit shkakton sëmundje shumë më serioze për shumicën dërrmuese të njerëzve.

Ashtu si me versionin origjinal, rreziku mbetet më i lartë për njerëzit që janë të moshuar ose kanë sëmundje të tjera.

Por një virus duke qenë më infektues dhe po aq i rrezikshëm, në vetvete mund të çojë në më shumë vdekje në një popullatë të pavaksinuar.

Në Vietnam ka pasur rritje të rasteve me Covid-19 në javët e fundit. Vendi ka regjistruar më shumë se 6,700 raste që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, më shumë se gjysma janë regjistruar që nga fundi i Prillit të këtij viti. Ndërsa 47 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re