Skip to content

Kur rinia sjell shembullin qytetar, shikoni se çfarë ndodhi në grykëderdhjen e Ishmit e në Krastë

Screenshot 103

Dhjetëra studentë dhe gjimnazistë nga qytetet e Tiranës dhe Durrësit u mblodhën fundjavën që lamë pas në grykëderdhjen e lumit Ishëm, në një aksion pastrimi të mbeturinave.

Pavarësisht shiut dhe baltës, të rinjtë së bashku me mësues e pedagogë kanë pastruar nga mbetjet lumin Ishëm, duke grumbulluar afro 600 thasë me mbetje urbane e plastikë. Si një dnër lumenjtë më të ndotur në vend, mes grumbullit të plehrave janë gjetur dhe mbetje spitalore.

Screenshot 97

Në aksion u përfshinë dhe qytetarë e kompani për të ndihmuar në transportimin e mbetjeve të mbledhura, teksa grykëderdhja e lumit Ishëm mbetet një ndër zonat më problematike të ndotjes së detit Adriatik.

Screenshot 100 1
Screenshot 101
Screenshot 98

I njëjti gjest qytetar është bërë dhe në pyllin e Krastës në Elbasan, një vend i frekuentuar shpesh nga banorët e qytetit. Një grup studentësh atje janë bërë bashkë për të pastruar pyllin nga grumbujt e plehrave të hedhura apo lëna në tokë. Studentët po ashtu kanë sensibilizuar me mesazhe ndaj qytetarëve që zgjedhin të shkojnë për piknik atje dhe të lënë prapa të gjitha plehrat.

Screenshot 95 1
Screenshot 93 2
Screenshot 102