Zjarrfikësit shpëtuan banorët e bllokuar në rrugët e përmbytura ndërsa automjetet u rrëmbyen nga përrenj të fryrë në rajonin sicilian të Messina-s të dielën, pasi ekuivalenti i reshjeve mesatare të një muaji ra në katër orë.

Reshjet arritën pothuajse 150 milimetra, duke shkaktuar mbingopjen e sistemit të kullimit të ujërave të shiut, sqaron bashkia në një deklaratë, duke përshkruar një fenomen meteorologjik me intensitet “të jashtëzakonshëm”.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan lumenj me baltë, ndaj dhe automjetet e parkuara pranë lumenjve ose përrenjve u fshinë nga uji i vrullshëm.

Brigada e zjarrfikësve kreu mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e bllokuar në shtëpitë e tyre.

Paralajmërimi i shërbimit meteorologjik lejoi që banorët të zhvendoseshi nga zonat e prekura, vuri në dukje mbrojtja civile.

Moti i keq goditi edhe Kalabrinë, në pjesën jugore të gadishullit italian, ku kryetari i bashkisë së Catanzaro-s, Nicola Fiorita, i bëri thirrje popullatës që të shmangë daljen nga shtëpia. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko