Ndërsa kryeqyteti po vlon nga protestat e njëpasnjëshme dhe të tensionuara përpara godinës së Kryeministrisë, një reagim i koduar me sfond politik ka ardhur nga Londra, i cili ka tërhequr menjëherë vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri.

Autorja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka zgjedhur rrjetet sociale për të përcjellë një mesazh të fortë, pikërisht në një kohë kur tubimet kundër qeverisë së Edi Ramës po njohin vetëm rritje.

 

View this post on Instagram

 

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ypi ka publikuar vargjet e famshme të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur gjerman, Bertolt Brecht, të titulluar “Në lavdi të revolucionarit” (In Praise of the Revolutionary).

Edhe pse nuk përmend emra konkretë, vargjet e përzgjedhura nga Lea Ypi duket se i përshtaten frymës dhe situatës aktuale që po kalon vendi, ku qytetarët dhe opozita kanë zbritur në shesh në protestën e tyre të 23-të radhazi, duke kërkuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Në poezinë e publikuar nga Ypi, ndër të tjera thuhet:

“Kur shfrytëzimi vjen në rritje / Shumë njerëz shkurajohen / Por guximi i tij shtohet… Kudo që ka shtypje dhe flitet për ‘fat’, ai do t’i quajë gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Atje ku ai ulet në tryezë, ulet gjithashtu edhe pakënaqësia…”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re