Skip to content

Kur Shkelzeni, djali i Sali Berishës bën ironi: I kemi bërë lekët gaz lotsjellës (do bënin punë dhe 500 mln eurot e aferës së CEZ)

Debatit të ashpër përsa i përket maskave dhe gjithë mjeteve mbrojtëse ndaj koronavirusit, i është bashkuar edhe djali i ish-kryeministrit Berisha.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Shkëlzen Berisha me ironi thotë se “shteti ynë nuk ka maska, pasi lekët janë harxhuar për gaz lotsjellës”, duke rikthyer kohën e protestave të Partisë Demokratike, dhe kundërpërgjigjes së policisë asokohe me gaz lotsjellës.

Per hir te se vertetes sikur te ktheheshin 500 milione eurot e aferes se CEZ-it, ku nen hetim jane Sali dhe Shkelzen Berisha, perballimi i situates se koronaviruesit do te ishte shume me e lehte dhe per shume kosto per qytetaret shqiptare!