Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në përpjekje për të sulmuar ambasadorin e BE Luigi Soreca me fjalët e konservatorit anglez Çurçill, heq dorë nga baza ideologjike e partisë së tij të themeluar nga Meta.

Duke i hequr fjalën “Socialiste”, Vasili pa menduar fare e sulmon socializmin, ndonëse Meta në sulmet ndaj Ramës gjithnjë është mburrur se LSI është partia socialiste e vërtetë.

“Na duhet nje integrim europian i shpejte dhe qe çon ne nje kapitalizem te qendrueshem, konkurues e qe sjell begati dhe kurren e kurres nuk na duhet socializmi i neveritshem i rilindjes qe sjell mizerje, varferi dhe autoritarizem qe shkaterron shtetin ligjor dhe lirine e individit.

Gjithshka, qe rilindja ben e thote eshte thjesht nje deshtim me i rende se sa ai i nje dite me pare,nje dite mjerimi me shume dhe nje psheretime skamjeje me e dhimbshme dhe akoma me dramatike se sa ajo qe kemi lene pas.

Lexojeni ç’thote Çurçilli i madh dhe alarmohuni per ate qe po ndodh ne Shqiperi.

“Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë”.

Uinston Çurçill”, deklaron Vasili./ tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re