Përfaqësuesi i PD, Marash Logu ka denoncuar në KAS se një nga vëzhguesit demokratë është kërcënuar me jetë nga Joana Melëngu, vëzhguese e PS.

Logu thotë se Melëngu është e njëjta që u kap më 20 prill me furgonin e ushqimeve nga Rezerva e Shtetit duke i shpërndarë tek qytetarë për të marrë vota.

Ai thekson se Melëngu i ka thënë vëzhguesit të PD ‘’Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën’’.

“Sot dhe ditën e djeshme në tavolinën e numërimit shtetasja Joana Melenku vëzhguese e PS, kryetare e njësisë administrative nr.2 në Berat ka kërcënuar një vëzhgues të PD. Do ta shohësh kur të dalësh jashtë, do ta pres gjuhën i ka thënë. Joana Melëngu, është e njëjta. Kjo fjalë duhet mbajtur këtu se ka lidhje me këtë proces. Joana Melenku që kërcënoi vëzhguesin e PD, më 20 prill 2021 u kap në flagrancë duke ndarë ndihma ushqimore në këmbim të votës. Me paturpësi, në shkelje flagrante të ligjit, shantazhon e kërcënon një vëzhgues të PD. A e kuptoni zotërinj çfarë po ndodh këtu?

Ka kërcënuar me jetë vëzhguesin e PD. E njëjta që më 20 prill shpërndau ndihma ushqimore. Nuk kemi frikë ti denoncojmë këto fakte, s’doni ti pranoni”, tha Logu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re