Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili tha një ditë më parë teksa po dëshmonte në Komisionin Hetimor për inceneratorët se nuk do e përmendte kurrë Bashën, nëse ky i fundit do të shkonte një ditë në burg.

Kryedemokrati në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, u shpreh: “Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10 orë u përpoq t’ja hidhte me batuta, por kjo mund të kalojë me batuta”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re