Lexuesit tanë i mirëpresin me kënaqësi thëniet që sjellim për ta. Pavarësisht vendit nga burojnë këto mençuri, në thelbin e tyre ato i flasin gjendjes njerëzore kudo që ajo të ndodhet, në çdo kënd të botës.

Për kënaqësinë tuaj, një koleksion përfaqësues i mençurisë bengaleze, dhe si gjithnjë, mos harroni të na thoni cilën çmuat apo vlerësuat më së shumti.

Kur të vjen gjumi nuk e zgjedh jastëkun, kur bie në dashuri, nuk e shikon bukurinë.

Nuk ka shtëpi e vazhdon të kërkojë portën.

Politikë e keqe dhe politikanë të këqinj janë ata që pajtohen me të keqen.

Qeshja është e mirë, në qoftë se nuk mbaron me të qartë.

Që të jetë vendi i mirë, duhet që politika të jetë e mirë.

Kush ndërron shpesh shtëpi, nuk ka shtëpi.

Ai që nuk ka para dhe nuk është i bukur, ka dy të meta.

Betimet e shumta bëjnë mashtrimin.

Trashëgimia e babait, zanat i fëmijëve.

Armiku të sheh në këmbë, miku në këmbë.

Të të vijë keq për ujkun, do të thotë të sakrifikosh delet.

Për kalin dembel karroca është gjithmonë e rëndë.

Askush nuk është aq i marrë saqë të presë të bjerë shi i kripur.

Budallai di të bëjë mirë prishjen e së bërës mirë.

Njeriu shpesh e lë fatin të vrapojë pas pasurisë.

Një djall i vetëm nuk bën ferrin.

Zoti krijoi botën një ditë pastaj krijoi edhe femrën, dhe atëherë bota nuk pati qetësi.

Perëndisë – lutjen, ndërsa punëtorit – pagën.

Atje ku admirohen deshët nuk njihen buajtë.

Kishte qenë mrekulli sikur rinia të dinte gjithë çka mundet, pleqëria të mundte gjithë çka di.

Dituria jo e plotë është më e rrezikshme se padituria.

Ferra në trupin e tjetrit është lehtë të largohet.

Ndalu ku këndohet, keqbërësit nuk qeshin dhe s’gëzojnë.

Asgjë s’ka më të ëmbël se jeta dhe më të shpejtë se sytë.

Të ngrënët është ushqim i trupit – gjumi është ushqim i fuqisë.

Vendi plaket, por nuk harrohet.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re