Ngjarja e ndodhur në korrik, por video është bërë publike në 24 orët e fundit, ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

Përdhosja e monumenteve historike dhe atraksioneve turistike duket se është bërë “modë” në Itali. Pak ditë pas dy incidenteve të vandalizmit në Coloseum, ka bërë bujë gjesti i një gruaje që ka hyrë në shatërvanin Trevi për të mbushur një shishe me ujë.

Siç shihet edhe në video, gruaja e paidentifikuar ka injoruar plotësisht tabelat që shkruajnë shprehimisht se hyrja në shatërvan është e ndaluar.

Ngjarja e ndodhur në muajin korrik, por video është bërë publike në 24 orët e fundit.

“E pashë dhe mendova se ishte diçka e çmendur, kështu që fillova të bëj video”, tha burri që regjistroi gruan, duke shtuar se shumica e dëshmitarëve okularë ishin të befasuar nga sjellja e saj duke pasur parasysh udhëzimet strikte për turistët.

“Kishte kudo shenja se kjo nuk lejohej”, shtoi burri që regjistroi “pushtimin” e gruas në shatërvanin, i cili u ndërtua në 1762.

Ajo, megjithatë, thuhet se u përpoq të bindte policinë se nuk e kuptonte se cili ishte problemi nga veprimi i saj. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko