Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se Ardi Veliu nuk është shkarkuar, por është dorëhequr, duke sqaruar se informacionin e ka marrë vesh pasi ka përfunduar Komisioni i Sigurisë.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Çuçi sqaroi edhe deklaratën në Komisionin e Sigurise, i cili tha se “Ardi Veliu do të largohet kur t’i mbarojë kandili”.

Ministri i Brendshëm u shpreh se nesër në mbledhjen e qeverisë do të bëhet i ditur emri i ri i Drejtorit të Policisë së Shtetit, dhe një nga kandidatët është Gledis Nano.

Çuçi: Dha dorëheqjen, ne jemi në fillimin e një mandati të ri ai ka gjykuar që të japë dorëheqjen. Është një dorëheqje që vjen jo e shtyrë dhe jo nën presion, por ai e ka marrë në një moment dhe në ushtrim të mandatit me sukses, sipas meje

Kur e dha dorëheqjen dhe a i ishte ju në dijeni kur deklaruat në komision që kur t’i fiket qiriri do të japë dorëheqjen ?

Çuçi: Media u mor me një batutë që u nxor nga konteksti. Unë isha në komision parlamentar. Atje ka një dinamike të caktuar edhe shprehja ishte si një përgjigje ndaj një reagimi që erdhi nga brenda. U keqkuptua dhe u servir si pjesa më e rëndësishme e lajmit. Nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Nuk e di si ka qarkulluar lajmi për shkarkim. Është e vërtetë që drejtori i përgjithshëm ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është shkarkuar.

Kur e dinit qe Ardi Veliu do jepte dorëheqjen?

Çuçi: Informacionin e mora pasi mbarova komisionin e sigurisë në parlament

A kishit biseduar me Ramën për ta shkarkuar apo larguar?

Çuçi: Jo, jo nuk është kjo dinamika. E vërtetë është që me kryeministrin kemi vënë objektivat e 4 vjecarit. Do kishim një kërkesë së shtuar ndaj punës së policisë.

Cilat kanë qenë pakënaqësitë tuaja ndaj Ardi Veliut?

Çuçi: Nuk është vendi për të thënë pakënaqësitë. Ju them me bindje të plotë që në kaq muaj si ministër, Ardi Veliu ka qeben një bashkëpunëtor i mirë, i përkushtuar dhe profesionist.

Kush do të jetë pasardhësi i zotit Veliu, a keni biseduar me kryeministrin madje e keni vendosur, pavarësisht se nuk e keni zyrtarizuar emrin e zotit Gledis Nano?

Çuçi: Nesër ne mbledhim qeverinë dhe do vendosim. Zoti Nano është një nga kandidaturat, por nesër do të vendoset në mbledhjen e qeverisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re