Këngëtarja nga Shqipëria Xhensila Murtezaj vazhdon të jetë njëra ndër zërat më të pëlqyera të muzikës shqipe.

Projektet e saj muzikore gjithmonë pëlqehen e vlerësohen nga publiku.

Përveç muzikës, Xhensila është fytyra më e komentuar dhe më e dashur tek publiku.

Me imazhet plotë ëmbëlsi, ajo vazhdimisht ka marrë vëmendje, duke u përfolur mjaftë shumë.

Xhensila është e martuar me aktorin e njohur Bes Kallaku, ku edhe njihen si çifti më i ëmbël dhe i dashur i estradës.

Askujt më mirë se Besit e Xhensilen nuk i shkon shprehja “Me kë rri, ashu bëhesh”.

Kjo pasi Xhensila e ka fituar një sens të humorit, duke qenë se bashkëshortin e ka humorist.

E si është marrëdhënia e tyre pas lindjes së Ajkës, ata e paraqesin si me shaka.

Është kjo Xhensila e cila ka publikuar një fotografi në Instagram me një shikim të quditshëm e për të cilin thotë se ia bën Besit kur ai bën zhurmë gjatë kohës që vajza është në gjumë.

Kurse ai ia kthen në atë mënyrë që nënkupton se ‘autortetin mbi vajzën’ e ka Xhensila.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re