Arnold dhe Artan Balla, dy vëllezërit shqiptarë që mahnitën jurinë në “America’s got talent” me performancën e tyre akrobatike kanë performuar edhe në Spanjë, ndërsa turi i tyre do të vazhdojë në të gjithë botën.

artan dhe arnold balla panorama

Në një lidhje direkte për “Panorama e Mengjesit” në “Panorama TV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata kanë treguar eksperiencën e tyre, ndërsa theksojnë se do të bëjnë krenare Shqipërinë.

Në një vend si Amerika, thonë ata, ku konkurrenca është shumë e madhe është ndjesi dhe përgjegjësi shumë e madhe që të mbash nivelin ku arrin.

“Ne sapo kemi filluar turin tonë. Që në momentin që morëm pjesë në America’s got talent, i themi të gjithë shqiptarëve kjo qe ca keni parë në Itali, Amerikë dhe Spanjë sapo kemi filluar, ne do jemi në gjithë botën, do bëjmë krenare Shqipërinë

Ne e kemi nisur nga Evropa, pastaj kemi ardhur në SHBA. Amerika ishte për ne një eksperiencë e re, puna këtu po ecën shumë më mirë sesa po e mendonin. Po përjetojmë ëndrrën amerikane. Unë akoma nuk e besoj dhe ndonjëherë jam aq i  lumtur që jam në Amerikë saqë kur zgjohem them ‘o zot ishalla jam në Amerikë’.

Jam me të vërtetë shumë i lumtur dhe ndihem krenar që jam në SHBA. Edhe kur themi që jemi shqiptarë e themi me plot gojë.

Është ndjesi shumë e veçantë, por edhe një përgjegjësi shumë të madhe. Në një shtet si Amerika ku konkurrenca është shumë e lartë është ndjesi dhe përgjegjësi e madhe, sepse duhet ta mbash atë nivel ku ke arritur. Këtu në Amerikë ka një komunitet të madh shqiptarësh dhe janë shumë krenar me ne”, tha njëri prej vëllezërve.

Ata kishin edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë që kanë një ëndërr, që të mos dorëzohen kurrë, pasi një ditë ajo do të bëhet realitet.

“Mesazhi  jonë është që i themi të gjitha artistëve të rinj, që kanë ndjekur këtë rrugë, i themi që mos u dorëzoni kurrë, ndiqni ëndrrat tuaja. Edhe ne kemi qenë në një situatë të vështirë, por ja ku jemi sot ia arritëm të realizojmë ëndrrat tona. Kështu që vazhdoni ndiqni ëndrrat tuaja”

“Unë doja të thoja për të rinjtë që kanë besim te vetja e tyre të vazhdojnë të punojnë. Mos u dorëzoni sepse një ditë ëndrra do të realizohet”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re