Skip to content

Kura bimore kundër kollës vetëm me dy përbërës

Në këtë periudhë të ftohtë një nga problemet shëndetësore është edhe kolla. Jo gjithmonë mund të marrim medikamente në farmaci, pasi mund të jenë të dëmshme për shëndetin.
Një zgjidhje shumë e mirë janë edhe kurat popullore, ndaj ne po ju paraqesim tre të tilla shumë cilësore dhe praktike:
–Dy gota qumësht dhe 5 thelpinj hudhër të grirë
Zieni për rreth 5 minuta këto dy përbërës dhe me pas kalojini ne kullesë. Kësaj përzierje i shtoni dhe një lugë gjelle mjaltë. Konsumohet i ngrohtë 3 herë në ditë nga një filxhan kafeje
-Dy gota qumësht dhe 1 fik të thatë

Pasi ziejnë i lini 20 min të pushojë dhe më pas i kaloni në kullesë. Konsumohet 2 herë në ditë nga një gotë çaji.
-1 gotë me lëng rrepe të shtrydhur dhe një lugë gjelle mjaltë
Këtë përzierje e futni në një shishe dhe e lini të pushojë 12 orë. Gjatë ditës çdo 1 orë nga një lugë çaji./F/.