Përgatitja e kurës me thana për mëlçinë

<div

Për përgatitjen e kësaj kure do t’ju duhen një filxhan çaji me thana të freskëta. Vendosni në një tenxhere 1 litër ujë dhe lëreni derisa të nisë të zjejë fort.

Në momentin që uji nis të valojë, hiqeni nga zjarri, shtoni thanat aty dhe lëreni të mbuluar me një kapak përreth 30 minuta. Më pas kulloni lëngun dhe pijeni nga një gotë 2-3 herë gjatë ditës.

Këtë kurë përsëriteni për 3-4 ditë dhe mund ta bëni çdo muaj.

Vlerat shëndetësore të thanës

Thana është një frut i vogël që bën një punë të madhe. Vlerat e frutit dhe të pemës janë fantastike. Lëvorja me ngjyrë kafe ose të kuqërremtë e pemës ofron shumë përfitime për konsumatorin.
Bashkë me frutin, ato kanë vlera në shërimin e lëkurës por edhe në uljen e temperaturës. Thanat e pjekura kanë gjithashtu vlera ushqimore të mëdha. Përveç vlerave ushqimore, thanat janë përdorur në të gjithë botën edhe në mjekësinë popullore.

Përdorimi mjekësor i thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve. Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarea, për shëndetin e mëlçisë dhe stomakut gjithashtu.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re