Shumë njerëz në ditët e sotme kanë rrathë të zinj poshtë syve.

Rrathët e zinj mund të zhvillohen në moshë të hershme edhe pse janë më të zakonshme në njerëzit e moshuar. Përpos moshës, meshkujt dhe femrat zakonisht ndihen sikur nuk janë në formën e tyrë më të mirë për shkak të rrathëve të zinj poshtë syve.

Dhe rrathët e zinj poshtë syve kanë si tendencë të përkeqësohen me kalimin e moshës pasi lëkura hollohet dhe humbet yndyrën që gjendet nën lëkurë, e cila thekson enët e gjakut që gjenden nën lëkurë. Por shumë faktorë të tjerë mund të jenë shkaktare si duhanpirja, gjumi i pakët, dieta e varfër,ndotja dhe alergjitë.

Balanca jo- e rregullt hormonale gjatë menstruacioneve, shtatzanisë ose menopauzës mund të kontribuojë në rrathët e zinj.  Por janë shumë produkte kozmetike që janë të dizenjuara për të minimizuar pamjen e rrathëve të zinj të syve. Por shumë prej këtyre produkteve janë të shtrenjta dhe përmbajnë kimikate që mund të jenë të dëmshme dhe delikate për lëkurën. Kështu pse mos të provoni kura natyrale?

Shumë kura natyrale mund të trajtojnë në mënyrë efektive këtë problem.

1. Kastraveci
Kastraveci ka efekt ftohës për shkak të vetive astrigjente dhe ato përdoren gjerësisht për trajtimin e rrathëve të zinj. Ato mund të hapin ngjyrën e lëkurës, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të reduktojnë ënjtjen.

Prisni një kastravec në feta dhe lërini pak minuta në frigorifer. Vendosni një kastravec të ftohtë në secilin sy për 10-15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për të paktën disa javë për të vënë re ndryshimet.
Grini një kastravec të vogël, nxirrini lëngun dhe vendoseni në frigorifer për disa minuta. Zhysni një top pambuk te lëngu dhe aplikojeni poshtë syve. Lejojeni lëkurën të thithë lëngun për të paktën 15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për një javë.

Një mënyrë tjetër për të trajtuar rrathët e zinj është duke përzierë lëngun e kastravecit me lëngun e limonit, në sasi të barabarta, më pas aplikojeni në lëkurë afër syve duke përdorur një top pambuku. Lëreni për 15 minuta më pas shpëlajeni me ujë. Bëjeni një herë në ditë për 8-10 ditë.

2. Patate
Patatet mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë për të hequr qafe ënjtjen rreth syve.
-Vendosni dy patate në frigorifer për një orë.
-Qëroni dhe grini patatet për të nxjerrë lëngun.
-Zhysni një top të vogël pambukur te lëngu dhe aplikojeni rreth syve përpara se të shkoni në shtrat. Lëreni gjithë natën.
-Në mëngjes, lajeni me ujë të vakët.
Ndiqni këtë kurë rregullisht cdo ditë për një javë ose pak më shumë.

3. Qeset e cajit jeshil
Të pasura në antioksidantë dhe tannine, qeset e cajit jeshil mund të ndihmojnë për të zbardhur rrathët e zinj. Taninet në caj reduktojnë ënjtjen.
-Zieni dy qese caji jeshil në një gjysëm kupe ujë për 10 minuta.
-Hiqni qeset e cajit jeshil dhe lërini në frigorifer për të paktën gjysëm ore.

-Vendosni qeset e cajit të ftohtë rreth syve për të paktën 15 minuta.
Ndiqni këtë kurë dy herë në ditë për të paktën 10 ditë për të marrë rezultate pozitive.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re